Site icon Telegrafi

Vazhdon forma e shkëlqyer e Emir Sahitit me Sibenikun, shënon gol dhe asiston – por kjo nuk mjaftoi

Emir Sahiti është kthyer në lider te Sibeniku në Superligën e Kroacisë, ku nuk po ndalet me gola dhe asistime.

Në ndeshjen e sotme ndaj Istra 1961 ku Sibenik pësoi humbje 3-2, mesfushori sulmues shënoi gol dhe asistoi një herë.

Sahiti e hapi ndeshjen në minutën e 44-të kur shënoi për 1-0.

I njëjti asistoi në golin e dytë të skuadër në minutën e 77-të, por që nuk mjaftoi të merrnin pikë.

Në këtë ndeshje debutoi edhe vëllai i tij Suad Sahiti që nënshkroi ditë më parë.

Ky ishte goli i shtatë i Emir Sahiti në Superligën e Kroacisë këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version