Telegrafi

Vazhdon forma e mirë e Bekim Balajt, shënon në kampionatin rus

Bekim Balaj është në formë të shkëlqyer, duke e vazhduar atë që tregoi me fanellën e kombëtares.

Sulmuesi kishte shënuar ndaj Andorrës me kombëtaren shqiptare.

Me tu rikthyer në Rusi, shkodrani shënoi fillimisht javën e shkuar në ndeshjen ndaj Spartak Moskës, ndërsa edhe sot e gjeti rrugën e portës përsëri.

Ky ishte goli i tretë për Balajn në kampionat këtë sezon, që ishte i kushtëzuar nga lëndimet e shumta.

28-vjeçari ka kontribuar në fitoren e Akhmat Groznit, si mysafir të Orenburgut.

Balaj shënoi golin e tretë, duke e fiksuar rezultatin në 3-1.  Sulmuesi u gjet i lirë në zonë dhe shënoi përballë portierit.

Odise Roshi luajti disa minuta, ndërsa Bernard Berisha ishte në stol dhe nuk u inkuadrua. /Telegrafi/

Bekim Balaj – gol on Vidnews.