Bekim Balaj është në formë të shkëlqyer, duke e vazhduar atë që tregoi me fanellën e kombëtares.
Sulmuesi kishte shënuar ndaj Andorrës me kombëtaren shqiptare.
Me tu rikthyer në Rusi, shkodrani shënoi fillimisht javën e shkuar në ndeshjen ndaj Spartak Moskës, ndërsa edhe sot e gjeti rrugën e portës përsëri.
Ky ishte goli i tretë për Balajn në kampionat këtë sezon, që ishte i kushtëzuar nga lëndimet e shumta.
28-vjeçari ka kontribuar në fitoren e Akhmat Groznit, si mysafir të Orenburgut.
Balaj shënoi golin e tretë, duke e fiksuar rezultatin në 3-1. Sulmuesi u gjet i lirë në zonë dhe shënoi përballë portierit.
Odise Roshi luajti disa minuta, ndërsa Bernard Berisha ishte në stol dhe nuk u inkuadrua. /Telegrafi/