Telegrafi

Vazhdon fillimi i tmerrshëm i Aro Muric te Willem II, në ndeshjen e dytë pranon gjashtë gola

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, nuk po kalon mirë as në ndeshjen e tij të dytë në Eredivisie të Holandës.

Kjo pasi në ndeshjen e parë ai pësoi plot pesë gola, ndërsa sonte skuadra e Muriqit, Willem II ka pësuar me rezultat të thellë 6-0 nga Utrechti.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e 23-të të kampionatit holandez.

Utrechti herët krijoi epërsi bindës ku tre gola i shënuan për 19 minuta lojë.

Muriqi pranoi edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë, duke e nxjerrë topin plot gjashtë herë nga rrjeta.

Aro Muric në dy ndeshje ka marr 11 gola prej se ka kaluar te Willem II./Telegrafi/