Site icon Telegrafi

Vazhdon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Obiliq

Foto: Ilustrim

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Obiliq, ka njoftuar se nga sot më datë 21 gusht e deri më datën 23 gusht, do të vazhdojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor.

Sipas këtij njoftimi dezinsektimi synon parandalimin dhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, transmeton Telegrafi.

“Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale do të fillojë me fazën e tretë (3) të dezinsektimit hapësinor në territorin e Komunës së Obiliqit, që synon parandalimin dhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse”, thuhet në njoftim.

Tutje i’u bëhet thirrje bletarëve që të marrin masa mbrojtëse gjatë dezinsektimit.

“Qytetarët që merren me bletari duhet të marrin masa mbrojtëse, që nënkupton mbylljen e bletëve deri në 5-6 orë pas trajtimit të territorit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version