Roma ka arritur që të marr fitoren e radhës, të kartën me radhë, duke mposhtur Comon me rezultat 2-1 në kuadër javës së 27-të të Serie A.
Minutat e parë të ndeshjes ishin testues për të dy skuadrat që nuk rrezikonin shumë.
Pak pa u mbyllur pjesa e parë, Como mori epërsinë, kur në skenë doli Maximo Perrone i cili asistoi te Lucas Da Cunha që shënoi për 1-0.
Roma arriti që të barazojë shifrat në fillimin e pjesës së dytë, ku Alexis Saelemaekers shënoi për 1-1.
Como mbeti me dhjetë veta në fushë dhe nga kjo përfitoi Roma.
Në minutën e 76-të, Roma morri epërsinë, kur Devyne Rensch asistoi te Artem Dovbyk që shënoi për 2-1.
Kjo fitore e ngjitë Romën në vendin e tetë me 43 pikë, ndërsa Como është e 13-ta me 28 pikë. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore