Telegrafi

Vazhdon dominimi i Hamilton, fiton edhe në Toskanë

(Foto: Miguel Medina - Pool/Getty Images)

Lewis Hamilton vazhdon të dominojë këtë sezon të Formula 1. Pas garës jo shumë pozitive në Monza, piloti britanik reagoi menjëherë në Çmimin e Madh të Toskanës me garën që u zhvillua për herë të parë në pistën e Mugellos duke triumfuar me dominim.

Ishte një garë e çuditshme ajo e Toskanës që u ndërpre disa herë me flamurin e kuq që u valëvit në pistë për shkak të aksidenteve të shumta.

Duke sikur nuk do të përfundonte kurrë por gjithsesi Hamilton pavarësisht gjithçkaje nuk e vendosi asnjëherë në diskutim vendin e parë.

(Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Pas britanikut të Mercedes u rendit shoku i tij i skuadrës Valteri Bottas ndërsa podiumi u kompletua nga Red Bulli i Albon – transmeton SuperSport.

Garë e turpshme për Ferrarin me Leclerc që u rendit i teti ndërsa Vettel që vazhdon të ketë probleme të shumta u pozicionua në vendin e 10-të.

Paraqitje pozitive ajo e Daniel Ricciardos që me Renault e tij u pozicionua në vendin e katërt. Për Leëis Hamilton kjo ishte fitorja e 90-të në karrierë dhe tashmë është vetëm një sukses larg rekordit të Michael Schumacher.