Telegrafi

Vazhdon dëmtimi i pronës publike në Gjakovë

Para pak kohësh Komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Drejtorinë për Shërbime Publike në këtë komunë kishin bërë të ditur që kishin vendosur shporta dhe ulëse të reja në Parkun e Madh të qytetit të Gjakovës.

Pavarësisht kësaj ata kishin vërejtur që ishte bërë dëmtimi i këtyre pronavepublike, ku më pas përmes një postimi të tyre ata kishin apeluar tek qytetarët përgjegjës që dëmtimi i këtyre pronave publike të mos përsëritet.

Por, pavarësisht apelit nga zyrtarët komunal, së fundi në platformën Ndreqe.com, është raportuar që dëmtimi i këtyre pronave po vazhdon të ndodhë, pikërisht në të njejtin lokacion, ku sërish janë dëmtuar shportat e mbeturinave dhe karrigat e reja të vendosura në këtë hapësirë.

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë në platformën Ndreqe.com për ankesat që kanë, ku më pas po intervenohet edhe nga organet përgjegjëse.

Vazhdoni të raportoni edhe më tutje për të gjitha problemet në komunat tuaja përkatëse. /Telegrafi/