Site icon Telegrafi

Vazhdon aksioni i shkyçjeve të konsumatorëve me borxh të grumbulluar nga KRU “Gjakova”

Ditë më parë Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” , kishte bërë të ditur që kishte filluar një aksion shkyçjen nga rrjeti i ujësjellësit për të gjithë konsumatorët të cilët kanë borxhe të grumbulluara.

Lexo po ashtu KRU “Gjakova” nis aksionin për shkyçjen e konsumatorëve me borxhe të grumbulluara

Përmes një njoftimi KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se një aksion i tillë po vazhdon edhe gjatë kësaj jave.

Në njoftimin e bërë nga kjo kompani thuhet se shkyçjet po realizohen përmes bllokuesve të ujit, ku njëkohësisht janë ftuar që të gjithë konsumatorët që të kryejnë sa më shpejtë detyrimet ndaj kësaj kompanie, për të shmangur kështu procedurat ligjore.

Tutje kjo kompani ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë konsumatorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version