Site icon Telegrafi

Vazhdojnë skenat e dhunshme në futbollin meksikan – as policia nuk mundi t’i ndante turmat

Duket se futbolli meksikan nuk ka mësuar asgjë nga dhuna në tribuna, pas ngjarjeve fatkeqe që ndodhën në Estadio Corregidora në fillim të marsit.

Pasditen e së dielës, në përfundim të ndeshjes në mes të Cruz Azul dhe Atletico de San Luis në Estadio Azteca, një grup tifozësh u përplasën në dalje të një prej tuneleve të stadiumit.

Pamjet janë kapur në video dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Tragjedi në futbollin meksikan: Dyshohet për 17 tifozë të vrarë dhe mbi 20 persona të lënduar rëndë

Pamjet tregojnë tifozë të gjakosur dhe të tjerë të shtrirë përtokë teksa ndahen nga policia e pranishme në stadium.

Një dallim nga skenat e shëmtuara nga hera e kaluar, tani ato ndodhën jashtë stadiumit – pasi ishte paralajmëruar edhe ndëshkime ndaj klubeve nëse njëra palë e tifozëve bënë rrëmujë përbrenda. /Telegrafi/

Exit mobile version