Telegrafi

Vazhdojnë punimet për rregullimin e shtratit të lumit Podranqa në Vushtrri

Pamje nga vazhdimi i punimeve

Janë duke vazhduar punimet për rregullimin e shtratit të lumit Podranqa në Komunën e Vushtrrisë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.

Idrizi ka thënë se në këtë pjesë po bëhet shtrirja e rrjetit të kanalizimit dhe rregullimi i shtratit të lumit Podranqa.

“Po vijojnë punimet përgjatë shtratit të lumit Podranqa, ku po bëhet shtrirja e rrjetit të kanalizimit dhe rregullimi i shtratit të lumit, duke e transformuar tërësisht pamjen në këtë pjesë të qytetit!”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/