Site icon Telegrafi

Vazhdojnë punimet për rivitalizimin e Eshtnores në Gjakovë

Rreth 70 mijë euro janë ndarë nga Komuna e Gjakovës për rivitalizimin dhe restaurimin e Eshtnores së Gjakovës, punime të cilat tani janë në fazën e dytë të tyre.

Nga Komuna e Gjakovës bëhet e ditur se gjatë punimeve të mëparshme në këtë projekt u përballën me disa sfida, pasi që kompania që ishte kontraktuar t’i kryente këto punime, nuk kishte arritur të bënte një gjë të tillë brenda afateve të përcaktuara kohore, dhe si pasojë e kësaj ishte shkëputur kontrata me kompaninë.

Por tani kur punimet për rivitalizimin e Eshtnores së Gjakovës janë në fazën e dytë këto punime po vazhdojnë sipas ritmit të paraparë.

Punimet në Eshtnoren e qytetit të Gjakovës kishin nisur në fund të vitit 2020, dhe nga Komuna e Gjakovës ishte thënë që punimet ne këtë lokacion pritet të përfundojnë brenda vitit 2020, dhe pjesë projektit për renovimin e Eshtnores ishte paraparë të jetë edhe rregullimi i hapësirave të brendshme të cilat do të shërbejnë si muze.

Theksojmë që Eshtorja e Gjakovës është një monument memorial ku pas përfundimit të punimeve në këtë monument memorial është e paraparë që të ekspozohen artefaktet e Luftës së Dytë Botërore dhe asaj të fundit.

Ky monument po ashtu pritet të jetë vendi ku do të promovohen shfaqje teatrale, koncerte dhe ngjarje të ndryshme kulturore dhe artistike. /Telegrafi/

Exit mobile version