Site icon Telegrafi

Vazhdojnë punimet për ndërtimin e parkut rekreativ “Udha e Gurit” në Vushtrri

Pamje nga punimet

Janë duke vazhduar punimet për ndërtimin e parkut rekreativ “Udha e Gurit” në qytetin e Vushtrrisë.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, duke bërë të ditur se sot ka filluar asfaltimi me shtresën e parë, shkruan Telegrafi.

Idrizi sot ka dalur në terren për t’i parë punimet, derisa ka thënë se ky park rekreativ do të ketë shëtitore, kënd të lojëve e hapësirë të gjelbër.

“Ky park që do të ketë shëtitore, hapësirë të gjelbër, kënd të lojërave, dy fusha të tenisit dhe një fushë multifunksionale, do të shërbejë si një hapësirë ideale rekreative për qytetarët e Vushtrrisë. /Telegrafi/

Exit mobile version