Gjatë ditës së sotme kanë vazhduar punimet me intesitet të lartë në rrugën “Pandeli Sotiri” në qytetin e Vushtrrisë.
Në këtë rrugë po rikthehet kalldrëmi si formë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Vushtrri, shkruan Telegrafi.
Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
“Me pamjet nga punimet që po vijojnë me intensitet të shtuar në rrugën “Pandeli Sotiri”, ku po rikthehet edhe kalldrëmi për të ruajtur trashëgiminë kulturore të qytetit, ju uroj fundjavë të mbarë!”, ka thënë Idrizi. /Telegrafi/