Site icon Telegrafi

Vazhdojnë protestat e grave në rrugët e Kabulit – dërguan një mesazh të qartë te talebanët

Dhjetëra protestues afganë u mblodhën para pallatit presidencial në Kabul.

Ata i bënë thirrje udhëheqjes së re talebane të vendit të respektojë të drejtat e grave dhe t’i përfshijë ato në qeverinë e ardhshme.

Në një nga hyrjet e pallatit presidencial, një duzinë gra thanë se nuk donin që vendi të kthehej në të kaluarën, raporton ap.

Ata mbanin pankarta ku shkruhej “Qeveria heroike me gratë” dhe bërtisnin parulla që mbështesin respektimin e të drejtave të njeriut.

Përmes fletëpalosjeve kërkuan që grave në Afganistan t’u jepet e drejta për arsimim, angazhim social dhe politik dhe liri të përgjithshme, të cilat përfshijnë lirinë e fjalës.

Ndryshe, zëdhënësi i talebanëve, Zabinullah Mujahid njoftoi se nuk do të ketë ministra gra në qeverinë e re afgane. /Telegrafi/

Exit mobile version