Problemet infrastruktuore të disa rrugëve në komunën e Gjakovës, po vazhdojnë të jenë nga shqetësimet më të shpeshta të banorëve, ku një shqetsësim i tillë paraqitet për banorët e rrugëve “Memë Lleshi” dhe “Mark Lleshi”, rrugë këto që gjinden në paralagjen Dardania në Gjakovë.
Sipas banorëve gjendja problematike e këtyre rrugëve po vazhdon tashmë e dy dekada, ku si pasojë e këtyre dëmeve infrastrukturore vështirësistë e qarkullimit janë të mëdha, veçanërisht gjatë reshjeve të shiut si dhe stinës së dimrit.
Tutje banorët thanë se kërkesat drejtuar Komunës për rregullimin e këtyre rrugëve nuk kanë munguar, por që deri më sot nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret nga institucionet përkatëse.