Site icon Telegrafi

Vazhdojnë problemet infrastrukturore në rrugën “Shote Galica”

Dëmtimet e shumta të rrugës “Shote Galica” e cila gjindet në paralagjen Brekoc, vazhdojnë të paraqesin probleme të shumta për banorët e të cilët këtë rrugë e përdorin për qarkullim e veçanërisht gjatë stinës së dimrit.

Një gjë të tillë e thonë edhe banorët e kësaj zone, pasiqë sipas tyre kjo gjendje ka kohë qe ekziston.

“Siç mund të shihet rruga këtu është e pashtruar, dhe jetojmë në kushte shumë të vështira. Ne kemi bërë kërkesë edhe në Kuvendin Komunal, por nuk kemi marrë përgjigjje as në kërkesën e fundit që e kemi bërë në muajin tetor të vitit të kaluar.”

Por përveç problemeve me infrastrukturën rrugore, banorët e kësaj zone u shprehën që kanë probleme edhe me rrjetin e kanalizimit.

Rreth këtyre problemeve në këtë rrugë, dhe për të kuptuar nëse Komuna e Gjakovës planifikon të intervenojë në sanimin e këtyre problemeve, Telegrafi ka kontaktuar me Zyrën e informimit në Komunën e Gjakovës, dhe deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk kemi marrë përgjigjje. /Telegrafi/

Exit mobile version