Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan të hënën njëra-tjetrën për sulme, pavarësisht marrëveshjes së armëpushimit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Armeni, Shushan Stepanien, tha se forcat azere po bombardonin intenzivisht frontin jugor, të zonës së konfliktit.
Në anën tjetër, Azerbajxhani tha se forcat armene granatuan rajonet Goranboy, Terter dhe Agdam që shtrihen rreth rajonit Nagorni-Karabaku.
Përplasjet të midis të dyja palëve filluan më 27 shtator, ndërsa mendohet se qindra njerëz janë vrarë si pasojë e luftimeve.
Luftimet vijnë pas rajonit të diskutueshëm Nagorni-Karabaku, i cili gjendet brenda territorit të Azerbajxhanit, por që është i banuar me shumicë armene.
Të shtunën Azerbajxhani dhe Armenia u dakorduan për një marrëveshjeje armëpushimi të përkohshëm, sipas marrëveshjes luftimet do të ndërpriteshin dhe do të lejohej shkëmbimi i të burgosurve dhe kthimi i trupave të pajetë. /Telegrafi/