Telegrafi

Vazhdojnë përpjekjet për zhvendosjen e anijes së bllokuar në Kanalin e Suezit

Një anije gjigante kontejnerësh ka mbetur e mbërthyer përreth Kanalit Suez të Egjiptit pasi dështuan përpjekjet për ta zhvendosur atë në baticën e së shtunës.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, zyrtarët e kanalit thanë se megjithatë ishte bërë njëfarë progresi dhe se ata shpresonin që anija mund të lëvizë përsëri deri të dielën në mbrëmje.

Anija Ever Given është bllokuar në kanal që nga e marta, në një nga rrugët më të ngarkuara tregtare në botë.

Si pasojë e këtij rasti, më shumë se 300 anije kanë mbetur në të dyja anët e bllokimit.

Të shtunën, u pastruan rreth 20 mijë tonë rërë dhe 14 rimorkiatorë e tërhoqën dhe e shtynë anijen në mënyrë që të përpiqeshin ta zhvendosnin atë. /Telegrafi/