Site icon Telegrafi

Vazhdojnë investimet rreth brezit kufitar që lidhin fshatrat e Gjilanit dhe Preshevës

Po vazhdojnë investimet në fshatrat e Komunës së Gjilanit, përkatësisht rreth brezit kufitar që lidhin këto fshatra me ato të Preshevës.

Këtë e ka bërë të ditur i pari i komunës, Alban Hyseni duke theksuar se kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetë në të mirë për banorët e fshatrave.

Përvec zhvillimit të fshatrave të komunës, ky investim do të shërbejë edhe për lidhjen e shumë fshatrave të Preshevës me Gjilanin.

“Pa ndalur po vazhdojnë investimet në fshatrat e Komunës së Gjilanit, përkatësisht rreth brezit kufitar që lidhin fshatrat e Gjilanit me ato të Preshevës. Kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të kushteve për jetë më të mirë për banorët e fshatrave. Një investim me rëndësi ka filluar për asfaltimin e rrugës në fshatin Kokaj”, ka thënë Hyseni.

Ndër të tjera, Hyseni ka njoftuar se ky investim kap shifrën e mbi 569 mijë euro.

“Me vlerë 569,135.37 euro e gjatësi 3261,55 metra, kanë filluar punimet në rrugën e fshatit Kokaj. Premtimet e dhëna po jetësohen, punët nuk do të ndalen. Shumë projekte tjera presim të fillojnë”, tha i pari i Gjilanit Alban Hyseni. /Telegrafi/

Exit mobile version