Po vijojnë investimet në përmirësimin e infrastrukturës nëpër fshatra, derisa kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se do të ndërtohen 18 rrugë në fshatin Bresalc, ku sipas tij po shqyrtohen edhe të tjera.
Hyseni tha se ka filluar zbatimi i dy kontratave për ndërtimin e rrugëve në Bresalc, njëra me vlerë prej 162 mijë e 525 euro, ndërsa tjera ka vlerën e 138 mijë e 229 euro.
“Ka filluar zbatimi i dy kontratave për ndërtimin e rrugëve në Bresalc, me gjatësi dhe vlerë si në vijim: njëra 1432 metra – 162,525.30 euro dhe tjetra 1017 metra – 138,229.84 euro”, ka thënë Hyseni.
Ai theksoi se ka edhe shumë kërkesa të tjera dhe sipas tij janë duke u përgjigjur kërkesave të qytetarëve çdo ditë.
“Me miliona euro borxhe të paguara dhe shumë më shumë miliona të investuara, po e kthejmë vëmendjen e qeverisjes te qytetarët”, tha ai. /Telegrafi/