Site icon Telegrafi

Vazhdojnë gabimet e gjyqtarëve edhe pasi po i shohin video xhirimet, vendim skandaloz kundër Italisë (Video)

Në Kampionatin Botëror U-20 referat kanë të drejtë ta kthejnë videon dhe ta shohin incizimin.

Por edhe në ndeshjen e fundit kur është bërë kjo, ata përsëri kanë gabuar.

Italia luante me Zambinë në çerekfinale të Kupës së Botës.

Zambia ishte duke fituar me rezultat 1-0, kur Edward Chilufya u rrëzua në zonën e penalltisë.

Sulmuesi i Zambias  kaloi mbrojtësin e Palermos, Giuseppe Pezzella, para se të rrëzohej në zonë.

Pezzella ka pasur pak kontakt, por Chilufya bën shtatë hapa dhe e prek topin për ta kaluar edhe portierin, por rrëzohet në tokë në vend se të shënojë.

Gjyqtari mori vendimin njëherë, por pasi u konsultua me asistentin e ndryshoi.

Atij iu deshën dy minuta për ta bërë këtë, dhe në fund mbrojtësit i dha kartonë të kuq  e Zambisë një goditje dënimi jashtë zone.

Italia edhe përkundër kësaj arriti ta fitojë ndeshjen në vazhdime me rezultat 3-2 për të kaluar në gjysmëfinale. / Telegrafi/

Exit mobile version