Edhe pse konsiderohej favoritë, Uellsi nuk mundi të marrë më shumë se një pikë përballë Gjeorgjisë në kualifikuesen për Kampionat Botëror.
Ky rezultat ndoshta ishte befasia më e madhe e kësaj xhiroje, por vazhdon mënyra e tyre e të fotografuarit që po çmend të gjithë.
Ata nuk zgjodhën mënyrën tradicionale të fotografit (6 lartë – 5 poshtë), siç e aplikojnë gjitha skuadrat, por formuan një renditje të re (3-8).
Por ky fotografim nuk ishte diçka e re për Uellsin, që edhe në të kaluarën kanë bërë të gjithë kuriozë për mënyrën se si renditeshin tek fotografimi para ndeshjes.
I pyetur rreth rreshtimit në fotografinë ndaj Gjeorgjisë, Bale u përgjigj: “Unë nuk e di çfarë do të thotë ajo”.
Mënyrat interesante të fotografimit, kanë një traditë të gjatë të Uellsi, që janë parë edhe në kohën kur luante Ryan Giggs.