Site icon Telegrafi

Vazhdimisht e shante dhe i vërsulej, të moshuarit në Tajvan i dalin në ndihmë një grup burrash – e rrahin brutalisht sulmuesin

Një i ri që vazhdimisht e ngacmonte një të moshuar që aksidentalisht ia kishte lënduar pak dorën duke mbyllur derën e ashensorit, e pësoi keq nga një grup burrash që e rrahën brutalisht në Tajvan.

I riu që ishte shumë agresiv dhe u identifikua si Hu, po hynte në ashensor në një klub të karaokes në Taichung, kur dera ia goditi dorën, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht që i moshuari u mundua t’i shpjegoj se e lëshoi aksidentalisht derën, ai tentoi disa herë që ta godet dhe vazhdimisht i vërsulej.

Kështu vazhdoi edhe kur dolën nga ashensori, por duke parë se nuk po e linte rehat, një burrë i afrua dhe tentoi ta qetësojë të riun i cili assesi të tërhiqej.

Përkundrazi, veprimi i burrit vetëm sa acaroi më shumë të riun dhe vazhdoi me fyerje, por në ato momente u shfaq një grup burrash që filluan ta godasin me shqelma e grushta të riun dhe mikun e tij.

Ata e rrahën aq shumë, sa që në një moment humbi vetëdijen, por kjo nuk i ndaloi ata burra që të vazhdojnë ta godasin në kokë me shqelma. /Telegrafi/

Exit mobile version