Site icon Telegrafi

Vazhdon procesi i rregullt zgjedhor në Komunën e Gjakovës

Procesi zgjedhor po vazhdon të zhvillohet në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, ku redaksia e Telegrafit po vazdhon të raportojë në kohë reale, për këtë proces.

Ndër komunat me numrin më të madh të qytetarëve që kanë të dejtë vote është edhe Komuna e Gjakovës, ku në një nga qendrat e votimit më të mëdha në këtë komunë, në Gjimnazin “Hajdar Dushi”, sipas menaxheres së kësaj qendre Yllka Juniki Shehu, kjo qendër është hapur me kohë.

“Qendra e votimit në Gjimnazin ‘Hajdar Dushi’ me numër 0201, është hapur në kohën e duhur, pra gjithçka ka qenë gati në ora 07:00.”, tha fillimisht Juniki Shehu.

Ndëra Juniku – Shehu, foli edhe për përqindjen e votuesve që kanë votuar deri më tani në këtë qendër.

“Numri i votuesve që kanë të drejtë votimi në këtë qendër është 4602 votues, ndërsa deri në këto momente, që është ora 11:00 e paradites, në këtë qendër kanë votuar gjithsej 371 votues ose 8.06%.”

Po ashtu Juniku – Shehu potencoi që deri më tani nuk ka pasur incidente në këtë qendër.

“Deri në momentin që po flasim nuk ka asnjë parregullsi që është evidentuar, dhe gjithçka po shkon mirë ku në këtë qendër të votimit janë gjithsej 6 vendvotime, dhe deri në këto momente gjithçka është në rregull.”, tha ndër të tjera Juniku – Shehu. /Telegrafi/

Exit mobile version