Nënkryetari i Monacos, Vadim Vasilyev ka paralajmëruar Real Madridin se Kylian Mbappe nuk ka çmim pasi janë gati të refuzojmë edhe 100 milionë euro.
Zinedine Zidane nuk ka lënë asnjë sekret për admirimit të tij për Mbappe, i cili ka shënuar 26 gola dhe ka bërë 14 asistime te Monaco duke ndihmuar për titullin e parë të Ligue 1 pas 17 viteve dhe kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Por, nënkryetari i klubit, Vasilyev e ka bërë të qartë se klubi i tij nuk do ta shesë sulmuesin, pasi kështu është marrëveshje në bordin drejtues.
“Kylian Mbappe nuk ka çmim. Nëse ai dëshiron të largohet atëherë ne do ta diskutojmë atë”, ka thënë fillimisht Vasilyev për Maxifoot.
“A jemi gati të refuzojmë një ofertë prej 100 milionë eurosh? Natyrisht, nuk ka dyshim!”, përcjell Telegrafi.
“Ne duam ta mbajmë atë për të paktën edhe një sezon më shumë që të mund të vazhdojë progresin e tij të frikshëm dhe të na ndihmojë të ëndërrojmë më shumë”.
“Dëshira jonë është të zgjasim kontratën e Mbappe, kjo është një siguri. Ne u kemi thënë të gjithë lojtarëve se nuk do të flasim për të ardhmen para fundit të sezonit”, përfundoi nënkryetari i Monacos. /Telegrafi/