Përfaqësuesja e Kosovës ka marrë një pikë me vlera në udhëtim ndaj Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të femrave.
Dueli i zhvilluar në Turqi përfundoi baras pa gola, 0:0.
Kosova e zhvilloi pjesën më të madhe të ndeshjes me një futbolliste më pak në fushë, pas përjashtimit të Liridona Sylës në minutën e 35.
Megjithatë, të përzgjedhurat e Afërdita Fazliut dhanë maksimumin në minutat e mbetura dhe e ruajtën portën të paprekur.
Pas këtij barazimi, Kosova ka 10 pikë në vendin e katërt, ndërsa Turqia është e pesta me vetëm dy pikë.
Grupi kryesohet nga Holanda (24 pikë) ndërsa pasohet nga Rusia me 15 e Sllovenia me 12.
Kosova e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Holanda e Sllovenia. /Telegrafi/