Përfaqësuesja e Kosovës në futboll për femra U-17 është mposhtur me rezultat 4:0 kundër Gjermanisë U-17 në kualifikimet për Kampionatin Evropian në këtë kategori.
Pjesa e parë ishte tejet e barabartë, me dy skuadrat që tentonin të kalonin në epërsi, por që ishin mjaft të kujdesshme në repartin defanziv.
Mirëpo, në pjesën e dytë, vashat e reja të Kosovës disi e humbën fokusin, duke pranuar në total katër gola.
Gjermanet ia dolën të shënonin në minutën e 54-të, 58-të, 69-të dhe 77-të, derisa realizuan edhe pesë zëvendësime, për dallim nga Kosova që realizoi vetëm tre sosh.
Kjo ishte ndeshja e parë në kuadër të këtyre kualifikimeve, e që vashat U-17 kanë punë në këtë grup edhe me Austrinë dhe Slloveninë.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, por shpresat tona u demotivuan në pjesën e dytë, mirëpo do të shpresojnë të marrin rezultate më pozitive në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/