Telegrafi

Vashat e Kosovës pësojnë humbjen e gjashtë në kualifikimet për Evropian

Vashat e Kosovës kanë pësuar humbjen e gjatë në kualifikimet për Euro 2025, tani nga ato të Uellsit me rezultat 2-0.

Pas vetëm tetë minutash lojë, uellsianet shënuan nëpërmjet Jessica Fishlock, që u asistua prej Jones.

Në minutën e 27-të, vendaset shënuan edhe të dytin, tani përmes Mary McAteer, ndërsa Fishlock ishte në rolin e asistueses.

Me kaq edhe përfundoni pjesa e parë, derisa në të dytën portat mbetën të paprekura.

Përkundër që vashat tona tentuan që të riktheheshin në lojë, nuk arritën të gjenin rrjetën e Uellsit.

Pas gjashtë ndeshjes të zhvilluara, vashat e Kosovës nuk kanë asnjë pikë, Uellsi është lidere me 14, Ukraina me 11 dhe Kroacia me nëntë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore