Përzgjedhësja e Kosovës në konkurrencën e femrave, Afërditë Fazlija, e ka bërë publike listën e futbollisteve për dy ndeshjet e para kualifikuese për Euro 2021.
Ndeshjen e parë Kosova do ta zhvillojë kundër Turqisë, më 30 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:00 dhe hyrja për tifozë do të jetë falas, derisa në ndeshjen e dytë do të jetë mysafire e Sllovenisë, më 3 shtator.
Grumbullimi i futbollisteve do të bëhet nesër në hotel ‘Venus’ në orën 12:00, derisa stërvitja e parë zhvillohet po nesër në orën 17:30 në stadiumin e KEK-ut në Obiliq.
Më 28 gusht në të njëjtin stadium do të mbahen dy seanca stërvitore, njëra në orën 10:00 dhe tjetra në orën 17:30.
Ndërkaq, më 29 gusht, do të stërvitja e fundit do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në orën 18:00.