Telegrafi

Vashat e Kosovës barazojnë me ato të Bullgarisë në edicionin e parë të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës në kategorinë e femrave ka barazuar në ndeshjen e parë të edicionit të parë të Ligës së Kombeve.

Vashat tona u përballën me ato të Bullgarisë, derisa sfida u mbyll pa gola në stadiumin “Lokomotiv”.

Kosova gjendet në Grupin 5 të Ligës C të Ligës së Kombeve, ndërsa është në nivelin e tretë të garës (atë të fundit).

Vashat do të synojnë që në këtë edicion të parë të renditen në vendin e parë, në mënyrë që në stinorin e ri të garojnë në Ligën B.

Vlen të ceket se edhe nga vendi i dytë, mund të realizohen kalimi në Ligën B, por që duhet të jetë renditje më e mirë se ato të vendit të dytë të grupeve tjera të Ligës C.

Kosova ndeshjen e ardhshme e ka më 27 tetor, kur luan ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup. /Telegrafi/