Po i jepet lamtumira e fundit legjendës së futbollit mbarëshqiptar Fadil Vokrri.
Mijëra qytetarë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia por edhe nga mbarë Evropa janë të pranishëm në varrimin e Vokrrit.
Kryetari i deritanishëm i Federatës së Futbollit ë Kosovës vdiq në mëngjesin e ditës së shtunë pas një sulmi në zemër.
Në varrimin e të ndjerit po merr pjesë edhe legjenda e Kroacisë dhe Milanit, Zvonimir Boban. /Telegrafi/