Site icon Telegrafi

Varianti Delta i COVID-19 godet rëndë Kinën, mbi 10 mijë studentët futen në karantinë në dy konvikte të mëdha

Kina është duke u ballafaquar me “goditjen” më të rëndë nga varianti Delta i coronavirusit.

Mbi 10 mijë studentë janë futur në karantinë pas mbylljes së dy konvikteve të mëdha studentore në Universitetin e qytetit Zhuange, që gjendet në verilindje të Kinës, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër në Dalian, qytet me 7.5 milionë banorë, nga 4 nëntori janë regjistruar mbi 230 raste me COVID-19, kanë bërë të ditur zyrtarë shëndetësorë.

E në nguti që ta ruajnë strategjinë “zero raste”, autoritet po tentojnë të ashpërsojnë masat, përfshirë mbylljen e rrugëve dhe kanë filluar fushatën e testimit masiv në mbarë qytetin.

Vatra tjera infeksionesh janë zbuluar edhe në konvikte tjera, Wu Liangou, zëvendësdrejtor i Njësisë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, pranë Komisionit Nacional për Shëndetësi, ka njoftuar se të dielën situata me epideminë në Dalian është brengosëse.

Sipas përllogaritjeve të Reuters bazuar në të dhënat zyrtare, në Kinë nga 17 tetori e deri më 14 nëntor janë regjistruar 1.308 raste lokale që autoritetet po i konsiderojnë si raste asimptomatike. /Telegrafi/

 

Exit mobile version