Site icon Telegrafi

Vardy zbulon sekretin e suksesit të Leicester Cityt

Jamie Vardy ka zbuluar një sekret të suksesit personal te Leicester City.

Sipas sulmuesit anglez, ai nuk ka kohë që ti ushtron finalizimet e aksioneve të Cityt, pasi që trajneri italian, Cluadio Ranieri, i jep pushim për ti çlodhur këmbët dhe se ushtrimet e këtyre sulmeve, te ‘Dhelprat’ bëhen në grup.

“Në të vërtetë nuk kam mundësi që të ushtroj personalisht finalizimet e aksioneve, sepse ne i praktikojmë në grup dhe në mënyra individuale. Por, edhe këmbët e mia kanë nevojë për pushim”, tha Vardy, i cili në fundjavë realizoi dy golat e vetëm në fitoren kundër Sundelrandit, transmeton Telegrafi.

“Normalisht, kur ushtrojmë finalizimet e aksioneve, trajneri më thotë që të jem dhe të pres topin brenda zonës së rreptësisë! Unë vazhdoj ta bëj këtë gjë dhe në këtë formë po kemi sukses”, tha reprezentuesi anglez.

Vardy aktualisht ka 21 gola në Ligën Premier dhe me Leicesterin është në krye të kampionatit me 72 pikë, përkatësisht kur kanë mbetur edhe pesë ndeshje pa përfunduar kampionati kanë shtatë pikë më tepër se vendi i dytë, Tottenham Hotspurs. /Telegrafi/

Exit mobile version