Site icon Telegrafi

Vardy parakalon rekordin e Drogbës për fitimin e Këpucës së Artë

Jamie Vardy e ka fituar Këpucën e Artë në Ligën Premier, pasi në këtë edicion arriti të shënonte 23 gola.

Sulmuesi i Leicester Cityt nuk arriti të shënonte në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në humbje 2-0 që pësuan në shtëpi ndaj Manchester United.

Për Këpucën e Artë, Vardy tha: “Natyrisht se jam i kënaqur, por kjo është e arritur edhe e skuadrës”.

“Nuk do të isha në këtë pozicion, po mos të ishin ata. Isha me fat që kam shënuar kaq shumë gola në këtë edicion”.

“Fatmirësisht nuk e ndiej moshën që kam. Këmbët e mija janë mirë, nuk kam pasur shumë lëndime dhe shpresoj të vazhdojë kështu edhe vitin e ardhshëm”, ka shtuar më tej ai.

Vardy ka parakaluar Didier Drogban për t’u bërë lojtari më i vjetër që e fiton trofeun e madh individual si 33-vjeçar, derisa legjenda e Chelseat ishte 32-vjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version