Site icon Telegrafi

VAR do të përdorët në Ligën e Konferencës nga ndeshjet gjysmëfinale

Tashmë teknologjia është në përdorim në shumë kampionate, qofshin kombëtare dhe ndërkombëtare, megjithatë në Evropë, në Ligën e Konferencës, VAR-i nuk u aplikua deri në fazën çerekfinale.

Por ashtu siç ishte paralajmëruar nga UEFA, në gjysmëfinale dhe finalen e madhe në Tiranë, VAR-i do të jetë aktiv.

Kjo për të ndihmuar gjyqtarët që të marrin vendimet më të mira dhe për të shmangur polemikat.

Në gjysmëfinale do të përballen Feyenoord-Marseille dhe Leicester-Roma, me të katër ndeshjet që do të luhen me VAR.

Po ashtu edhe finalja e madhe e “Air Albania” në Tiranë do ta ketë VAR-in. /Telegrafi/

Exit mobile version