Sistemi Video Assistant Referee (VAR) ka bërë revolucion në Kampionatin Botëror që po mbahet në Rusi.
Në 13 ndeshjet e para, gjyqtarët kanë akorduar tetë penallti, duke regjistruar një mesatare prej 0.61 penallti për ndeshje.
Për të parë më mirë efektin që ka pasur sistemi (VAR) është bërë një krahasim me ndeshjet e Botërorëve të mëparshëm.
Në Brazil, shifra e tetë penalltive të akorduara u regjistrua pas 26 ndeshjeve, ndërsa në vitin 2006, në Botërorin e Gjermanisë u deshën të luheshin 40 ndeshje që të shënohej shifra e tetë penalltive të akorduara.
Në ndeshjen e par që VAR u fut në “lojë” ishte Franca- Australia, kur u dha një penallti për Antoine Griezmann. Nga penalltia u shënua gol.
VAR ndërhyri edhe në ndeshjen Kroaci-Nigeri, pas një ndërhyrjeje ndaj Mandzukic, edhe pse gjyqtari e kishte gjykuar me të parën. VAR e konfirmoi penalltinë, ndërsa Luka Modric shënoi në pika e bardhë.
Edhe Peruja e pati mundësinë e saj nga penallti, kundër Danimarkës, që u gjykua nga VAR. Por penalltia nuk u kthye në gol.
Ndeshja tjetër, Suedi-Kore e Jugut. Viktor Claesson u rrëzua në zonë, por gjyqtari nuk akordoi penallti.
Pas dy minutash VAR e konfirmoi penalltinë dhe Suedia fitoi me të.
Tunizia barazoi përkohësisht rezultatin 1-1 ndaj Anglisë, pas një penalltie të dhënë për një faull nga Ben Youssef. Arbitri i ndeshjes mori konfirmimin nëpërmjet kufjeve nga kolegët e tij.
VAR ka ndryshuar gjithçka. Patjetër që ka ende gabime, por VAR ka sjellur drejtësi në të shumtën e rasteve. /Telegrafi/