Mbrojtësi i krahut të majtë, Vangjel Zguro, është përforcimi i pestë i këtij afati kalimtar te skuadra e Struga Trim Lum.
Te klubi i ri, ai vjen si futbollist i lirë, pasi të njëjtit i përfundoi kontrata me ekipin e Bylisit.
Bëhet e ditur se ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit duke iu bashkuar emrave, si Mentor Mazrekaj, Ardi Idrizi, Senad Jarovic e Hadis Tairi, që u transferuan te kampioni i Maqedonisë së Veriut.
Ndryshe, 30-vjeçari përveç që ka bërë karrierë në Shqipëri duke luajtur me skuadrat, si Pogradeci, Korabi, Luftëtari, Kamza, Skënderbeu e Bylisi, gjithashtu ka luajtur edhe në SHBA, duke qenë pjesë e skuadrave Red Wolves dhe Tulsa.