Menaxheri i Stoke City, Mark Hughes, e ka konfirmuar se kanë dërguar ofertë në drejtim të Fenerbahces për sulmuesin Robin van Persie.
“Kemi dërguar oferta, por siç qëndrojnë gjërat ato s’janë pranuar, megjitatë ne ende shpresojmë”, deklaroi trajneri i “Potters”, përcjell Lajmi.net nga The Sun.
Përveç klubit nga “Britannia Stadium”, Van Persien po e kërkojnë edhe Middlesbrough, Crystal Palace dhe West Ham United.
Te Stoke luan edhe Xherdan Shaqiri, i cili ka pasur probleme me lëndimet.
Përkundër lëndimeve të shumta, ish sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester Unitedit i shënoi 16 gola në sezonin e parë në Superligën e Turqisë.