Bosi i Manchester United, Louis Van Gaal, thotë se lojtarët e tij janë duke synuar një përfundim në top treshe në Premier Ligë këtë sezon.
United është aktualisht në vendin e gjashtë me vetëm një pikë prapa Manchester Cityt.
“Ne jemi ende në gjendje që të luftojmë për vendin e tretë. Ne besojmë në atë. Lojtarët bvesojnë. Ne mund ta fitojmë edhe FA Cup”.
“Kështu që kemi shumë gjëra për të luftuar. Ne kemi pesë ndeshje në shtëpi, tri mysafir, prej të cilave po ashtu mund të përfitojmë”, deklaroi Van Gaal. /Telegrafi/