Është folur shumë se Louis van Gaal nuk do të jetë pjesë e Manchester Unitedit në sezonin e ardhshëm.
Për këtë është folur edhe në klub dhe trajneri holandez ka arritur deri në atë mas sa që i ka vënë kushte drejtuesve të Djajve të Kuq.
Sipas De Telegraaf, tekniku 64-vjeçar është i gatshëm të qëndrojë në Old Trafford vetëm nëse i jepen mbi 100 milion euro për t’i shpenzuar gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kjo gazetë holandeze është mjaftë e besueshme pasi ishte një nga të parat që raportuan për kalimin e Van Gaal te Unitedi dhe të Romelu Lukakut te Evertoni. /Telegrafi/