Telegrafi

Van Gaal: United më i bezdishëm nën drejtimin e Mourinhos

Louis van Gaal ka kritikuar qasjen taktike të Jose Mourinhos te Manchester United, kurse ka mbrojtur taktikat që ai i ka përdorur dikur.

United po luan futboll më të bezdisshëm sipas Van Gaalit dhe këtë e spjegon epërsia prej 11 pikë e Cityt në krye të tabelës.

Sipas Van Gaal, derbi ndaj Cityt të dielën erdhi për shkak të mentalitetit tejet defensiv.

Van Gaal ishte shkarkuar në vitin 2016 pasi fitoi FA Cup pas kritikave për qasjen taktike të tij.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Manchester Unitedit

“Nëse më pyesni se si kam punuar te United, do të thosha se ishte viti më i mirë i imi, duke parë kushtet në të cilat kam punuar”.

“Ne kemi punuar futboll mjaft të mirë. Por, ai nuk është futbolli që pëlqehet në Angli”.

“Tash për tash kur e shoh Unitedin, vij në përfundim se Mourinho nuk po kritikohet përderisa po bën futboll larg më të mërzitshëm”.

“Ajo që bën United tani është futboll defensiv. Unë gjithmonë kam luajtur futboll sulmues. Dëshmia është se kundërshtarët parkonin autobusin”.

“Ata nuk e bëjnë të njëjtën gjë tani sepse Mourinho luan tepër lojë mbrojtëse”, potencoi Van Gaal.

Unietd pret Bournemouthin për të vazhduar aksionin në Ligën Premier të mërkurën. /Telegrafi/