Ish-trajneri i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal kujton qëndrimin te klubi anglez dhe vlerësoi se do të kishte kaluar më mirë po ta udhëhiqte skuadrën e Tottenham Hotspurs në vend të “Djajve të Kuq”.
Nga 2014 në 2016, holandezi ishte në stolin e skuadrës angleze dhe gjatë asaj kohe fitoi një trofe të FA Cup.
“Arritja ime më e madhe është të fitoj Kupën, duke pasur parasysh se mediat për gjashtë muaj më sulmuan”, tha Van Gaal.
Holandezi komentoi edhe ngjarjet aktuale te ish-klubi dhe mënyrën sesi ekipi po drejtohet nga Ole Gunar Solskjaer.
“Mourinho ndryshoi taktikën dhe “parkoi autobusin”, dhe tani ka një tjetër trajner që luan të njëjtin stil. Mënyra se si luan Manchester United nuk është njësoj sikur që luante gjatë kohës së Alex Fergusonit, pra futboll mbrojtës”, përfundoi Gaal.
Ndryshe, Mourinhio u shkarkua shkaku i rezultateve të dobëta dhe si trajner i përkohshëm u emërua ish-legjenda klubit, Solskjaer. /Telegrafi/