Telegrafi

Van Gaal pranon se dhjetori shkatërroi sezonin e Unitedit

Menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka thënë se muaji dhjetor ka shkatërruar sezonin e mirë të Djajve të Kuq.

Van Gaal po fiton ndeshjet e vështirë të Unitedit në këtë sezon dhe ai ka vënë në dilemë nënshkrimin me Mourinhon dhe ai thtoë se do të mund të kishte shkuar më larg me ekipin e tij po të mos ishte muaji dhjetor.

“Kur e shihni se çka kemi bërë ndaj top pesëshes dhe atë që kemi bërë ndaj pesë ekipeve të fundit në tabelë, mesataraja nuk është e mirë. Muaji dhjetor na shkaktoi shumë dëm. Ne kemi pasur lëndime”.

“Unë gjithmonë mendoj për fakte, jo vetëm aktivitete hipotetike dhe rrethana po ashtu të tilla. Leicester është kampioni. Kam respekt për ta dhe meritojnë titullin”, potencoi Van Gaal. /Telegrafi/