Telegrafi

Van Gaal: Ndaj Cityt, o jetë o vdekje

Menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal nuk sheh ndonjë opsion tjetër pos fitores për duelin ndaj Manchester Cityt.

United vjen nga eliminimi nga Europa League dhe Van Gaal thotë se ai dëshiron vetëm fitore.

“Unë mendoj se po, është një sfidë o jetë o vdekje. Hapësira është katër pikë tashmë. Aty është edhe West Hami, kështu që ata janë para po ashtu”.

“Nuk është vetëm City, është edhe West Hami pra. Shtatë pikë është shumë”, potencoi Van Gaal.