Telegrafi

Van Gaal kërkon më shumë nga Rooney

Trajneri i Manchester United, Louis van Gaal, ka deklaruar se ai pret më shumë nga Wayne Rooney.

Van Gaal ka kërkuar më shumë nga Rooney para ndeshjeve vendimtare sidomos në FA Cup.

“Varet se si ai luan”.

“Pres që ai të luajë të shtunën. Ai luajti shumë mirë ndaj Aston Villas. Në pjesën e dytë ishte i lodhur”.

“Ai ka stërvitur të martën dhe është rikuperuar mirë kështu që të shoh se si ndihet ai për Crystal Palacen. Pres më shumë prej tij”, potencoi Van Gaal.