Louis Van Gaal raportohet se i ka ditët e numëruara në Old Trafford.
Madje, shumë prej lojtarëve të Manchester Unitedit kanë humbur respektin dhe besimin në trajnerin holandez, ndërsa ka pasur edhe fjalosje mes futbollistëve dhe trajnerit në dhomat e zhveshjeve.
E gjithë kjo ka ndodhur pas humbjes turpëruese kundër Tottenham Hotspurs, ku Djajtë e Kuq pësuan humbje me rezultat të pastër prej 3:0, transmeton Telegrafi.
Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë pas përfundimit të këtij sezoni mbetet të shihet, pasi që në klauzolën e Van Gaal me Unitedin shkruan se në rast se Djajtë e Kuq nuk arrin të kualifikohen në Ligën e Kampionëve atëherë do të shkarkohet dhe anasjelltas merr besimin e ekipit edhe për një vit.
Vlen të theksohet se si pasues i Van Gaalit shihet portugezi, Jose Mourinho, të cilit kohë më parë i është përfolur edhe emri i ekipit të Real Madridit dhe PSG-së. /Telegrafi/