Telegrafi

Van Gaal flet pas shkarkimit

Van Gaal te United

Manchester Unitedi edhe zyrtarisht ka njoftuar shkarkimin e Louis van Gaal.

Me këtë rast ka folur edhe trajneri holandez ku ka thënë se ai i ka lënë Djajve të Kuq një themel të mirë dhe po ashtu ka falënderuar klubin anglez për mundësinë e dhënë.

“Jam shumë krenar që kanë ndihmuar një skuadër si United për fitimin e Kupës FA për herë të 12-të. Ka qenë privilegj dhe kam fituar 20 trofe në karrierë, por fitimi i FA Kupës ka që një gjë historike”.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

“Besoj se themelet e klubit janë të vendosura mirë që ky klub të shkon para dhe të arrijë sukseset e mëdha”, ka thënë Van Gaal duke vazhduar se ka qenë i lumtur që ka udhëhequr këtë klub. /Telegrafi/