Ish-menaxheri i Manchester United, Louis Van Gaal, ka deklaruar se ai ka qenë i njoftuar nga Sir Alex Ferguson për disa probleme në funksionimin e klubit
Në një intervistë për BBC Sport, Van Gaal ka shprehur frustrimin e tij me strukturën drejtuese të Unitedit, me zëvëndëspresidentin ekzekutiv Ed Ëoodëard që ka marrë frenat e klubit me ndihmën e Mat Judge i cili ka një prapavijë investuese 13 vjeçare në bankim.
Kjo çoi deri në atë pikë që 67 vjeçari të kontestojë prioritetet e klubit.
“Për momentin ekziston një strukturë me një divizion skautimi dhe mbi këtë është dikush që konsiderohet dorë e djathtë e Ëoodëardit”.
“Struktura nuk është aq e keqe, por dora e djathtë duhet të jetë drejtori teknik me pikëpamje kah futbolli, e jo dikush me rol të një bankieri”.
“Fatkeqësisht, ne po flasim për një klub komercial, jo klub futbolli. Unë kam folur me Fergusonin për këtë në vitet e fundit dhe ai më tha se ka pasur po ashtu probleme me këtë”, deklaroi Van Gaal. /Telegrafi/