Bosi i Manchester United, Louis Van Gaal, insiston se e ardhmja e tij nuk ka qenë në rrezik në ndeshjen ndaj West Hamit.
Golat e Marcus Rashford dhe Maruane Fellaini kanë vendosur një takim final të Unitedit me Evertonin në FA Cup javën e ardhshme, teksa vazhdon presioni për Van Gaalin.
“Nuk është me rëndësi për mua, është me rëndësi për klubin, për lojtarët dhe për ekipin”.
“Unë kam thënë se dua një titull me Unitedin dhe jam i kënaqur, por është me rëndësi shumë për klubin që të fitojë”, deklaroi Van Gaal. /Telegrafi/